
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka përfunduar nën hetim nga Prokuroria e Romës për “kontabilitet të rremë” në lidhje me marrëveshjen që solli Viktor Osimhenin te napolitanët nga Lila. Numri një i klubit jugor, sipas informacioneve të publikuara nga e përditshmja “La Repubblica”, po shkon drejt gjyqit për përfundimin e negociatave, ku sulmuesi nigerian kaloi në Itali për 71.2 milionë euro.
Ajo që ka sjellë dyshime ka qenë vlerësimi prej 21 milionë eurosh i katër lojtarëve të rinj, çka supozohet të ketë sjellje një rregullim të ndjeshëm të bilancit të klubit, e për pasojë edhe mundësinë për një investim që Napoli zor se do ta kishte bërë në kushte normale. Hetuesit e prokurorisë së Romës do ta kishin mbyllur hetimin ndaj De Laurentis, në të cilin janë hetuar edhe anëtarë të tjerë të klubit kampion Italie, pasi verën e kaluar i njëjti hetim u zhvendos nga Napoli në Romë, ku u miratua buxheti i Napolit.
Specifike–
Në lupë, blerja më e shtrenjtë e epokës së De Laurentis, pra 71.2 milionë eurot e shpenzuara për të blerë Osimhen nga klubi francez, pavarësisht se për kartonin e nigerianit u shpenzuan “vetëm” 50 milionë euro, duke u vlerësuar me rreth 21 milionë euro portieri grek Karnezis dhe tre futbollistë të rinj që më pas u zhdukën nga skena e futbollit.
Luixhi Liguori, Klaudio Manxi dhe Çiro Palmieri aktualisht nuk vlejnë as 10 për qind të asaj shume me të cilën u vlerësuan vetëm pak vite më parë, teksa hetuesit janë të bindur për fajësinë e De Laurentisit. Për prokurorinë e Romës ishte një “kontabilitet i rremë” me presidentin “kinematograf” që tashmë rrezikon nga 1 deri në 5 vjet heqje lirie.
Lini një Përgjigje