
Frosinone ka arritur një fitore të merituar 3-1 përballë Cagliari në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme të javës së 21-të të Seria A. Ky ishte triumfi i tyre i parë në ligë ndaj Cagliarit që nga viti 1988.
Pjesa e parë nisi mirë për zotët e shtëpisë të cilët kontrolluan lojën me mbajtjen e topit, të paktën deri në minutën e 26-të, ku Cagliari arriti të gjejë golin me anë të Sulemana dhe çoi shifrat në 0-1.
Me pësimin e golit, skuadra e Frosinones shtoi presionin dhe në minutën e 45+1', arriti të gjente golin e barazimit me anët të Barrenechea, por që më pas u anulua nga sistemi (VAR) për shkak të një faulli të shkaktuar gjatë ndërtimit të aksionit. Kështu që rezultati mbeti i pandryshuar, me 45-minutëshin e parë që pa Cagliarin në avantazh minimal 0-1.
Pjesa e dytë nis më me ritëm për skuadrën vendase e cila u duke e vendosur për të gjetur golin e barazimit.
Kështu që në minutën e 64’, Frosinone arriti të shënonte me anë të Mazzitelli, i cili barazoi shifrat në 1-1. Me gjetjen e golit të barazimit, Frosinone duket se arriti të gjente vetëbesimin që i mungoi gjatë pjesës së parë. Kështu që vetëm 9 minuta më vonë, në të 75’-ën, Soule kaloi në avantazh Frosinonen, duke çuar shifrat në 2-1, me Cagliarin pothuajse të pafuqishëm për të reaguar.
Atëherë kur dukej se gjithçka do të mbyllej me këtë rezultat, Frosinone shënoi dhe golin e ‘Knock out-it’, duke çuar shifrat në 3-1, në minutën e 90+5', me anë të Kaio Jorge.
Me këtë fitore Frosinone ngjitet në vendin e 13 me 22 pikë, ndërsa Cagliari ndodhet në vendin e 17 me 18 pikë, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.
Lini një Përgjigje