
Racizmi mbetet një plagë e futbollit. Së fundmit vjen një rast nga Italia, në ndeshjen mes Udinezes dhe Milanit, në “Bluenergy Stadium” – Stadio Friuli.
Gjyqtari Mareska ndërpreu takimin pas thirrjeve raciste të disa prej tifozëve të Udinezes në drejtim të Majk Menjo. Portieri francez, pasi kishte paralajmëruar arbitrin dhe skuadrën vendase, i kishte kërkuar tifozëve të jenë të qetë. Me sa duket, fjalët ranë në vesh të shurdhër, me “gardianin” kuqezi Menjo që vendosi të braktisë fushën.
Për solidaritet, edhe shokët e tij të skuadrës vendosën ta ndiqnin, ndërsa ish-lojtari i Juventusit, Roberto Perejra u përpoq ta rikthente në fushë. Ndeshja rifilloi pas disa minutash.
Majk Menjo ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon me skuadrën nga Milano dhe ka bërë paraqitje pozitive. Për të ky është sezoni i 3 në Milano, pas një periudhë të gjatë të Lila.
Lini një Përgjigje