
Sot është një ditë e lumtur për Ylber Ramadanin dhe familjen e tij. Mesfushori i kombëtares shqiptare është shtuar me djalë, ndërsa Leçe pret Juventusin nesër në mbrëmje në “Via del Mare” në orën 20:45.

Ramadani pritet të luajë titullar si, ndërkohë që trajneri Roberto D’Aversa u ndal edhe te “luftëtari” shqiptar në konferencën për shtyp.
“Shpresoj që Ylberi të përsëritë golin vendimtar që shënoi ndaj Frosinones. Ai është shumë i lumtur dhe i karikuar, shpresojmë që karikimi dhe energjia e tij t’i transmetohet skuadrës”, theksoi trajneri i Leçes.
Lini një Përgjigje