TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2024, 22:57

Milani merr fitoren e çmendur, kuqezinjtë thyejnë Udinezen në fund dhe çojnë peshë zemrat e tifozëve

Shkruar nga Pamfleti

Milani merr fitoren e çmendur, kuqezinjtë thyejnë Udinezen

Milani ka marrë një fitore “thriller” 2-3 ndaj UdineZes në Friuli,. Goli i parë i sfidës erdhi pas gjysmë ore lojë. Një top i bukur i dërguar në zonë nga Teo Hernandez rezultoi si një penallti në lëvizje për Loftus Çik, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Tifozët vendas, me entuziazmin që i karakterizon, nuk hezituan të lëshonin kore raciste ndaj portierit francez, Majk Menjo. Ky i fundit, pasi paralajmëroi arbitrin Mareska vendosi të braktisë ndeshjen, normalisht vetëm për pak kohë, pasi sfida rifilloi pas disa minutash.

Një gjuajtje plot klas e Samardxhiç përfundoi në rrjetë në minutën e 41, Menjo nuk mund të bënte asgjë, veçse ta shoqëronte topin me sy.

Pjesa e parë u mbyll mes emocionesh, ndërsa në fraksionin e dytë skuadrat kishin ende për të thënë. Në minutën e 60, Tauvin përmbysi ndeshjen në favor të bardhezinjve.

I futur në fushë si zëvendësues, “Djalli” Joviç “tundi rrjetën” 7 minuta përpara fundit të kohës së rregullt. Në shtesë, Okafor nderoi Milanin. Kuqezinjtë e Piolit mbajnë vendin e 3 me 45 pikë, ndërsa Udineze është në vendin e 17 me 18 pikë.

 

 

 

 

milan udineze seria a

Lini një Përgjigje