TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2026, 20:38

Tension në stadiumin “Fadil Vokrri” para nisjes së finales së madhe, policia arreston disa tifozë turq

Shkruar nga Pamfleti

Tension në stadiumin “Fadil Vokrri” para nisjes së finales

Pak përpara nisjes së takimit mes Kosovës dhe Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Policia ka bërë të mundur ndalimin e disa tifozëve turq, të cilët janë parë si kërcënim serioz nga uniformat blu.

Forcat e rendit kanë bërë lëvizjen e menjëhershme duke i neutralizuar në kohë për të shmangur tensionet që do të rridhnin në shkallët e stadiumit.

Kujtojmë se Përfaqësuesja dardane luan ëndrrën e madhe të kualifikimit drejt Botërorit, ndërsa turqit duan rikthimin në këtë kompeticion pasi mungojnë që prej vitit 2002.

kosova turqia play off i botërorit

Lini një Përgjigje