TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2026, 19:45

Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë për miqësoren me Ukrainën, Silvinjo lë në stol Mehmetin; Broja dhe Pllana nga minuta e parë

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë për miqësoren me

Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot në fushë për një përballje miqësore ndaj Ukrainës, takim që do të luhet në orën 20:45 në Spanjë.

Trajneri Silvinjo ka bërë publike formacionin zyrtar, ku vërehet një lëvizje në repartin ofensiv. Nedim Bajrami e nis nga stoli, ndërsa vendin e tij në formacion e merr Armando Broja, i cili do të jetë titullar në sulm.

Ndërkohë, Anis Mehmeti nuk është përfshirë sërish në zgjedhjet e para të stafit teknik.

Në mbrojtje ka një ndryshim të detyruar, ku Bujar Pllana pritet të bëjë debutimin e tij, për shkak të mungesave të Arlind Ajeti dhe Ardian Ismajli, të cilët janë jashtë për arsye dëmtimi.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë:

Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë për miqësoren me

 

 

shqipëria ukraina ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje