
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pak orë përpara ndeshjes Kosovë-Turqi, e vlefshme për finalen e “play-off”-it të Botërorit 2026. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Duka ka shprehur mbështetjen e tij për përfaqësuesen e Kosovës, duke inkurajuar futbollistët dardanë për këtë sfidë të rëndësishme.
Ai nuk ka fshehur gjithashtu keqardhjen për faktin që Kombëtarja shqiptare nuk arriti të jetë pjesë e kësaj faze kualifikuese, por ka theksuar ndjenjën e unitetit dhe krenarisë që lidh dy përfaqësueset.
“Ndoshta sot mund të ishim dy... por edhe kështu, jemi një. Me krenarinë që na dha Shqipëria dhe shpresën që na jep Kosova. Forca djemtë tanë”, është shprehur Duka.
Ndeshja e mbrëmjes konsiderohet historike për Kosovën, e cila synon të sigurojë një arritje të rëndësishme në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.
Lini një Përgjigje