TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2026, 16:57

Rruga e Kombit “pushtohet” nga makinat dhe flamujt kuqezi, shqiptarët nisen drejt Prishtinës për finalen e madhe të Kosovës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rruga e Kombit “pushtohet” nga makinat dhe flamujt kuqezi,

Qindra tifozë nga Shqipëria janë nisur këtë të martë drejt Prishtinës për të mbështetur Kombëtaren e Kosovës në finalen e madhe kundër Turqisë.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me në orën 20:45, dhe konsiderohet si një sfidë me peshë për “Dardanët”, të cilët synojnë kualifikimin historik në një kompeticion të madh ndërkombëtar.

Në përkrahje të ekipit të Kosovës, tifozë të shumtë nga Shqipëria kanë udhëtuar drejt Prishrinës për të qenë pranë skuadrës. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë kolona automjetesh të pajisura me flamuj shqiptarë, në rrugë drejt Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës e sheh këtë përballje si një mundësi të rëndësishme në rrugëtimin drejt një kualifikimi të mundshëm në Kupën e Botës, që konsiderohet si kulmi i arritjeve në futbollin ndërkombëtar.

Një sukses i tillë do të kishte vlerë të veçantë për Kosovën, një shtet i ri që synon të konsolidojë praninë e tij në arenën sportive ndërkombëtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by antidrroga (@antidrroga07)

tifozët shqiptarë kosova play off i botërorit

Lini një Përgjigje