
Ndërsa po afron nisja e ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë, vëmendjen në rrjetet sociale e ka tërhequr një gjest simbolik nga një lokal në Prishtinë.
Në hyrje të kafenesë është vendosur një mesazh i shkruar, ku thuhet: “Sot rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju paguat më 1999, sot nuk keni asnjë detyrim”.
Ky veprim lidhet me kujtesën historike të luftës së Kosovës, periudhë gjatë së cilës Turqia ishte ndër vendet që ofroi mbështetje për popullin e Kosovës. Përmes këtij gjesti, pronari i lokalit ka synuar të shprehë mirënjohjen dhe të rikujtojë lidhjet mes dy vendeve, përtej rivalitetit sportiv.
Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku qytetarë të ndryshëm e kanë vlerësuar iniciativën si një shembull pozitiv që promovon respektin dhe solidaritetin mes tifozëve dhe popujve.
❤️ Priştine’de bir kafe pic.twitter.com/D1ji6sHomS
— Burhan Can Terzi (@burhancanterzii) March 31, 2026
Lini një Përgjigje