TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2026, 18:59

Media prestigjioze amerikane vlerëson lart potencialin e “Dardanëve”: Kosova kualifikohet në Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti

Media prestigjioze amerikane vlerëson lart potencialin e

Kosova mund të jetë surpriza e kësaj përballjeje vendimtare ndaj Turqisë. Kështu vlerëson “ESPN”, i cili në një analizë të fundit i jep skuadrës kosovare potencial për të përmbysur pritshmëritë, edhe pse në letër turqit konsiderohen favoritë.

Sipas kësaj media prestigjioze, ekipi i drejtuar nga Franko Foda ka cilësi që mund të vënë në vështirësi kundërshtarin. “ESPN” thekson se përbërja aktuale e Kosovës karakterizohet nga rini, guxim dhe energji e lartë në lojë.

Skuadra e Franko Fodas është e re, e guximshme dhe me shumë ritëm. Lojtarët e Kosovës kanë aftësinë të befasojnë një ekip turk të mbushur me talente të nivelit të lartë, si Arda Gyler, Hakan Çalhanoglu dhe Kenan Jilldız”, thuhet në analizë.

Megjithatë, ESPN nënvizon se Turqia mbetet favorite, duke qenë se ka fituar dy përballjet e mëparshme. Pavarësisht kësaj, faktori fushë mund të luajë rol vendimtar.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pritet të krijojë një atmosferë të jashtëzakonshme të martën, e cila mund të jetë në favor të Kosovës. Fitues: Kosova”, përfundon parashikimi i ESPN.

Media prestigjioze amerikane vlerëson lart potencialin e

kosova kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje