TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2026, 20:07

Finalja me Kosovën, Montela dërgon 5 lojtarë në tribunë; mes tyre edhe Demiral

Shkruar nga Pamfleti

Finalja me Kosovën, Montela dërgon 5 lojtarë në

Trajneri i Turqisë, Vinçenco Montela, ka vendosur të lërë jashtë listës përfundimtare pesë lojtarë për sfidën finale ndaj Kosovës, që zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ora 20:45.

Sipas zgjedhjes së teknikut italian, ndeshjen nga tribuna do ta ndjekin Oğuz Aydin, Muhammed Şengezer, Ahmetcan Kaplan, Mustafa Eskihellaç dhe Merih Demiral. Ky i fundit nuk është në dispozicion për shkak dëmtimi.

Edhe përfaqësuesja e Kosovës paraqitet me mungesa të rëndësishme. Kapiteni Amir Rrahmani dhe mesfushori Leon Avdullahu nuk do të jenë të gatshëm për këtë përballje vendimtare.

Takimi i sotëm konsiderohet vendimtar, pasi skuadra fituese do të sigurojë kualifikimin për Kupën e Botës 2026.

vinçenco montela trajneri i turqisë

Lini një Përgjigje