TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2026, 21:15

Strakosha dhe Pilo kishin në dorë kualifikimin e Shqipërisë ndaj Polonisë, tifozët e AEK-ut ‘shokojnë’ shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Strakosha dhe Pilo kishin në dorë kualifikimin e Shqipërisë

Humbja e Shqipërisë përballë Polonisë në Varshavë vijon të jetë në qendër të diskutimeve mes tifozëve dhe opinionit sportiv. Një nga momentet më të debatueshme të takimit mbetet goli i barazimit 1-1, ku portieri Thomas Strakosha u vlerësua si i pakujdesshëm, një episod që ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e lojës dhe riktheu në lojë skuadrën polake.

Një tjetër moment kyç u regjistrua në minutën e 72-të, kur debutuesi Stavro Pilo pati një mundësi të artë për të kaluar Shqipërinë në avantazh 2-1. Megjithatë, goditja e tij u konsiderua e dobët dhe u prit nga portieri Grabara, duke lënë të pandryshuar rezultatin.

Po ashtu, në analizat pas ndeshjes është përmendur edhe rasti i humbur nga Nedim Bajrami, i cilësuar si një mundësi e pastër shënimi. Këto episode kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mesin e tifozëve.

Ndërkohë, një reagim i veçantë ka ardhur nga një grup tifozësh të AEK-ut të Athinës, të njohur si “Xhaxhai i verdhë”, të cilët kanë komentuar jo vetëm performancën sportive, por edhe perceptimet ndaj lojtarëve shqiptarë. Në deklaratën e tyre, ata kritikojnë qendrimet raciste dhe theksojnë se suksesi sportiv i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare duhet të respektohet.

Mirëmëngjes për ju. Është ndryshe të jesh AEK, apo jo? A e dini kush janë ndryshe në Greqi? Shqiptari… Pse po tallemi me shqiptarët? Mendoni për këtë për një moment. Pse erdhën te varfër dhe te pisët në vitin 1993 në vendin tonë?! Ata e dinë gjuhën tonë. Hajt se edhe brazilianët janë të varfër. Pse nuk tallemi me ta në mënyrë raciste? Pra, interesi është në mes.

A e dini se kush tjetër është i varfër? Greku. Sipas studimeve, Greqia është e fundit në fuqinë blerëse për qytetar në Bashkimin Evropian. Racizmi nuk i përket një grupi të përbërë nga refugjatët. E qartë dhe e thjeshtë. Ose do të jesh AEK ose racist.

Nuk mund t’i bësh të dyja. Kur thua ‘ku po shkojmë me Pilos shqiptarin’ dhe nënkupton se si shqiptari është inferior, të kujtojë se ata luajtën në Europianin e fundit dhe ne ishim në kolltuk. Të enjten ata luajtën për t’u kualifikuar në Botëror, ndërsa ne jemi akoma në kolltuk”.

Strakosha dhe Pilo kishin në dorë kualifikimin e Shqipërisë

Ata nënvizojnë se Shqipëria ka qenë pjesë e Kampionatit Evropian dhe ka konkurruar për kualifikim në Botëror, ndërsa, sipas tyre, Greqia nuk ka arritur të njëjtat rezultate në të njëjtën periudhë.

stavro pilo thomas strakosha tifozët e aek-ut

Lini një Përgjigje