TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2026, 19:03

“Do të luante me kombëtaren tonë”, komentatori turk ‘plas bombën’ për sulmuesin e Kosovës pak ditë para ndeshjes play off

Shkruar nga Pamfleti

“Do të luante me kombëtaren tonë”, komentatori turk

Përballja mes Kosovës dhe Turqisë po afron dhe atmosfera sportive ka nisur të “ndizet”. Takimi do të zhvillohet pas tre ditësh në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe konsiderohet vendimtar për fatet e “Dardanëve”.

Kjo ndeshje mund të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në një kampionat Botëror.

Së fundmi, debatit i është shtuar edhe një deklaratë e komentatorit turk Haldun Domaç, i cili ka folur për të kaluarën e sulmuesit Vedat Muriqi. Sipas tij, Muriqi kishte shfaqur dëshirën për të përfaqësuar Turqinë:

1-Dokumentacioni për kalimin e tij ishte pothuajse i përfunduar

2-Marrëveshja dështoi në momentet e fundit për shkak të disa detajeve

3-Ngjarja lidhet me periudhën kur trajner i Turqisë ishte Fatih Terim

Këto deklarata janë bërë për median turke “A Spor” dhe nuk janë konfirmuar nga vetë lojtari.

Karriera ndërkombëtare e Muriqit:

Vedat Muriqi e nisi rrugëtimin ndërkombëtar me Shqipërinë U-21, përpara se t’i bashkohej përfaqësueses së Kosovës në vitin 2016.

Që prej atëherë ka zhvilluar 67 ndeshje me Kosovën dhe ka realizuar 32 gola.

Ai është një nga figurat kyçe të skuadrës dhe pritet të ketë rol vendimtar në sfidën ndaj Turqisë.

Forma aktuale në klub

Në nivel klubesh, sulmuesi 31-vjeçar po kalon një nga sezonet më të mira në karrierë me 18 gola në 28 ndeshje në La Liga.

Renditet i dyti në listën e golashënuesve, pas sulmuesit francez të Realit të Madridit, Kilian Mbape.

Kjo formë e mirë e vendos atë në qendër të vëmendjes për ndeshjen e ardhshme.

vedat muriqi sulmuesi i kosovës haldun domaç komentatori turk

Lini një Përgjigje