TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2026, 17:04

Kombëtarja U-19 lë pas dështimet dhe dominon Maltën mes spektaklit të golave, sulmuesi i Juventusit tregon “muskujt”

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja U-19 lë pas dështimet dhe dominon Maltën mes

Kombëtarja shqiptare U-19 ka zhvilluar një paraqitje bindëse ndaj Maltës, duke triumfuar me rezultatin e thellë 7-1 në një sfidë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2027.

Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte talenti i Juventusit, Arman Durmishi, i cili tërhoqi vëmendjen me tre gola të realizuar, njëri më i bukur se tjetri, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.

Në listën e golashënuesve për Shqipërinë u regjistruan gjithashtu edhe Kulla dhe Rexhepi, që kontribuan në fitoren e thellë të skuadrës. Nga ana tjetër, për Maltën shënoi vetëm Kamileri, duke realizuar golin e nderit për miqtë.

Kjo fitore e thellë e forcon pozitën e Shqipërisë në grup dhe rrit pritshmëritë për vijimin e suksesshëm të kualifikueseve.

Të martën, më 31 mars, do të jetë si finale ndaj Norvegjisë. Vetëm fitorja bën punë te “Shtëpia e Futbollit”.

shqipëria u-19 malta u-19 kualifikueset e europianit 2027

Lini një Përgjigje