TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2026, 15:58

Nga Gjimshiti e Hysaj te Strakosha e Uzuni, kush janë lojtarët e kombëtares që mund t’i thonë lamtumirë Botërorit 2030

Shkruar nga Pamfleti

Nga Gjimshiti e Hysaj te Strakosha e Uzuni, kush janë lojtarët e

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka shprehur zhgënjimin pas humbjes së kuqezinjve ndaj Polonisë në Varshavë, duke lënë të kuptohet se për disa lojtarë kjo mund të ketë qenë një nga mundësitë e fundit për të synuar një objektiv madhor.

Të mërzitur më shumë ne që jemi pak më të vjetër e ndoshta ishte rasti i fundit për të marrë pjesë”, u shpreh Gjimshiti pas ndeshjes.

Në moshën 33-vjeçare, mbrojtësi kuqezi pritet të përballet me një sfidë të madhe për të ruajtur formën në nivele të larta edhe për tre apo katër vitet e ardhshme, në mënyrë që të mbetet pjesë e skuadrës në përpjekjet për kualifikimin në Botërorin 2030.

Lojtarët në fund të ciklit

Gjimshiti nuk është rasti i vetëm. Disa futbollistë të Kombëtares ndodhen në një fazë të avancuar të karrierës, duke vënë në dyshim praninë e tyre në objektivat afatgjatë.

Ivan Balliu, 34 vjeç, konsiderohet si një nga emrat që ka më pak gjasa të jetë pjesë e ciklit të ardhshëm eliminator. Ndërkohë, edhe lojtarë si Elseid Hysaj, Arlind Ajeti dhe Naser Aliji, të gjithë 32 vjeç, mund ta kenë të vështirë të mbajnë një rol kryesor pas disa vitesh.

E ardhmja e pasigurt për disa emra

Në një situatë të ndërmjetme ndodhen edhe disa lojtarë të tjerë, si Thomas Strakosha (31 vjeç) dhe mesfushorët e sulmuesit Qazim Laçi, Myrto Uzuni dhe Jasir Asani, të cilët janë rreth moshës 30 vjeç.

Për këta futbollistë, e ardhmja në Kombëtare do të varet jo vetëm nga forma e tyre individuale, por edhe nga zhvillimi i brezit të ri, që pritet të konkurrojë për një vend në skuadër.

Perspektiva

Rinovimi i ekipit duket i pashmangshëm, ndërsa stafi teknik do të duhet të balancojë përvojën me energjinë e lojtarëve të rinj në funksion të objektivave të ardhshme.

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares thomas strakosha qazim laçi

Lini një Përgjigje