Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Turqinë në ndeshjen e fundit të ‘play-off’-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Përpara kësaj ndeshjeje vendimtare, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, dha një intervistë ekskluzive për mediat turke.
Sulmuesi i Kosovës ka dhënë intervistë për Haber Sport , duke theksuar karakterin dhe shpirtin luftarak të ekipit.
Muriqi vuri në pah se, pavarësisht se “Dardanët” ishin dy herë në disavantazh, skuadra nuk u dorëzua në asnjë moment, duke dëshmuar forcën e një grupi të ri që po rritet me shpejtësi dhe po fiton besim përmes lojës ekipore.
Në të njëjtën kohë, Muriqi foli edhe për përballjen e ardhshme ndaj Turqisë, një kundërshtar që për të ka një domethënie të veçantë personale. Duke kujtuar vitet e tij në futbollin turk, ai pranoi se kjo ndeshje do të jetë e mbushur me emocione, por edhe shumë e vështirë në aspektin sportiv, teksa e cilësoi Turqinë si favorite, pa e fshehur megjithatë besimin se Kosova mund të bëjë surprizën përmes lojës së saj kolektive.
“Sllovakia ishte një ekip shumë i organizuar. Ata nuk kishin pësuar gol në katër ndeshjet e fundit para nesh. Një nga armët tona më të forta ishte aftësia jonë për të luajtur futboll të mirë ekipor. Edhe pasi ishim duke humbur 1-0, nuk u dorëzuam kurrë. Jemi një ekip shumë i ri dhe luftojmë fort. Kemi lojtarë të rinj dhe të rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Muriqi për Haber Sport.
Sipas Muriqit, Truqia është një kundërshtar i vështirë sepse ka emra të mëdhenj në ekip.
'Kam pasur nderin të luaj kundër disa prej këtyre lojtarëve, si kundërshtar dhe madje në të njëjtën skuadër me disa prej tyre. Pra, po përjetoj vërtet ndjenja të mrekullueshme dhe interesante. Por duke pasur parasysh që Turqia nuk është kualifikuar për Kupën e Botës për 24 vjet, mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe konkurruese....
Pa dyshim, Turqia është favorite. Avantazhi ynë është se do të luajmë në shtëpi. Kemi Kenanin, kemi Ardën; Këta janë asete të mëdha për futbollin turk, për futbollin evropian dhe për futbollin botëror. Duam të bëjmë më të mirën tonë, të bëjmë atë që dimë më mirë, të luajmë futboll ekipor dhe të arrijmë qëllimin tonë,”, tha thënë sulmuesi i Kosovës.
Lini një Përgjigje