TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2026, 11:20

650% më shumë kërkime në Google, Kosova 'çmend' Turqinë pas fitores me Sllovakinë

Shkruar nga Pamfleti
650% më shumë kërkime në Google, Kosova
Fitorja e Kosovës ndaj Sllovakisë

Fitorja e Kosovës ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin 2026 është kthyer në temë diskutimi në Truqi, që është edhe kundërshtari i radhës e Dardanëve.

Në Turqi, në 24 orët e fundit, tema e Kosovës është kthyer në trendin numër një në kërkimet online.

Kjo vjen për faktin se katër ditë më vonë, të martën më 31 mars, do të jenë turqit që do të vijnë në Prishtinë për t’u përballur me “Dardanët” në finalen e play-off-it për të siguruar një biletë për në Kupën e Botës.

Sipas të dhënave nga “Google Trends”, del se në kategorinë “Top kërkimet”, termi “Kosova” në Turqi ka shënuar rritje prej 650%.

650% më shumë kërkime në Google, Kosova


Ndërkaq, te kategoria “Kërkimet në rritje”, shprehjet “Bileta për ndeshjen Kosovë-Turqi” dhe formulime tjera të ngjashme për temën e njëjtë, janë në “Breakout” (Shpërthim).

“Shpërthim” në “Kërkimet në rritje” të “Google Trends” nënkupton se një term kërkimi është rritur me mbi 5,000% në krahasim me periudhën paraprake ekuivalente kohore. Kjo tregon një rritje masive dhe të papritur të popullaritetit, që shpesh përfaqëson tema të reja, trende virale ose interesa kërkimi në zhvillim që më parë kishin pak ose aspak vëllim.

Të martën, më 31 mars, nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri”,Kosova do të sfidojë Turqinë për ndeshjen finale në rrugën drejt Botërorit 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. 

fitorja e kosovës ndaj sllovakisë 650% më shumë kërkime

Lini një Përgjigje