TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Mars 2026, 17:58

Kosova nis përgatitjet për finalen me Turqinë, ‘dardanët’ kryejnë stërvitjen e parë në “Fadil Vokrri”

Shkruar nga Pamfleti

Kosova nis përgatitjet për finalen me Turqinë,

Kombëtarja e Kosovës ka nisur zyrtarisht përgatitjet për përballjen vendimtare ndaj Turqisë, ku në lojë është një kualifikim historik për në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Nën drejtimin e trajnerit Franko Foda, “Dardanët” zhvilluan këtë të shtunë seancën e parë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo sfidë konsiderohet ndër më të rëndësishmet për përfaqësuesen, pasi një fitore ndaj ekipit të drejtuar nga Vinçenco Montela do të shënonte një moment historik për futbollin kosovar.

Megjithëse stërvitja u zhvillua në kushte jo të favorshme atmosferike, me reshje shiu, nga kampi i Kosovës raportohet për një atmosferë shumë të mirë. Futbollistët janë shfaqur të motivuar dhe të përkushtuar maksimalisht në prag të këtij takimi vendimtar.

Trajneri Foda ka pasur në dispozicion të gjithë 25 futbollistët e grumbulluar, duke i dhënë mundësi të plotë për të eksperimentuar dhe për të përcaktuar strategjinë më të mirë për ndeshjen ndaj Turqisë.

Përballja mes Kosovës dhe Turqisë do të zhvillohet në mbrëmjen e 31 marsit dhe pritet të jetë një test kyç për ambiciet e “Dardanëve” në arenën ndërkombëtare.

kosova seanca stërvitore play off i botërorit

1 Komente

  1. T
    Tony

    Jepini cuna ju shkofte mbare me trainerit Gjerman. Uroj fitore te lumturohet Shqiptaria si dhe te plase hasmi.

    Lini një Përgjigje