
Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës më 31 mars, në Valencia. Sfida shërben si test për kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve të mëtejshme.
Dy futbollistë kanë lënë kampin kuqezi. Mesfushori Ylber Ramadani është larguar për arsye familjare, pasi pret të bëhet baba. Ndërkohë, mbrojtësi Arlind Ajeti është detyruar të rikthehet te klubi i tij në Turqi për shkak dëmtimi.
Nëse nuk do të ketë largime apo dëmtime të tjera, trajneri Silvinjo do të përballet sërish me zgjedhjen për të lënë një lojtar jashtë listës së ndeshjes. Aktualisht janë 24 futbollistë në dispozicion, ndërsa rregullorja lejon aktivizimin e 23 lojtarëve.
Mungesat dhe rikthimet e mundshme
Në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë munguan Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake. Pritet që të paktën dy prej këtyre emrave të jenë në llogaritë e trajnerit për përballjen me Ukrainën.
Lini një Përgjigje