Skena lufte kanë përfshirë derbin e zjarrtë të kryeqytetit çek mes Sparta Pragës dhe Slavia Pragës, ku rivaliteti sportiv ka degjeneruar në dhunë të hapur.
Gjatë zhvillimit të takimit, qindra tifozë ultra kanë thyer kordonin e sigurisë dhe kanë mësyrë në tapetin e gjelbër, duke detyruar arbitrin të ndërpresë menjëherë ndeshjen.
Fusha e lojës u shndërrua brenda pak sekondash në një arenë përleshjesh fizike mes huliganëve dhe forcave të sigurisë, ndërsa stadiumi u mbulua nga tymi i flakadanëve dhe lëndëve piroteknike të hedhura në fushë.
Policisë iu desh të ndërhynte me forcë për të zmbrapsur turmën drejt tribunave, ndërsa raportohet për dhjetëra të shoqëruar dhe persona të lënduar.
Lini një Përgjigje