TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2026, 22:53

Juventusi tregohet cinik ndaj Leçes, bardhezinjtë shënojnë golin e tretë më të shpejtë në 20 vitet e fundit në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti
Juventusi tregohet cinik ndaj Leçes, bardhezinjtë shënojnë
juventus

Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Leçes, duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Via del Mare”.

Bardhezinjtë e nisën takimin në mënyrë perfekte, teksa gjetën golin që në sekondën e 12-të të lojës. Dushan Vlahoviç përfitoi nga një asist i Andrea Kambiasos dhe dërgoi topin në rrjetë, duke realizuar një nga golat më të shpejtë në historinë e fundit të Serie A.

Sipas statistikave, ky është goli i tretë më i shpejtë në dy dekadat e fundit në elitën e futbollit italian. Rekordi mbahet nga Rafael Leao, që kishte shënuar pas gjashtë sekondash, ndërsa Hirving Lozano renditet i dyti me golin e realizuar pas nëntë sekondash lojë.

Juventusi ishte pranë dyfishimit të rezultatit në minutën e pestë, por goditja e Françisko Konseisaos u ndal nga shtylla. Pjesa e parë vijoi pa shumë raste të rrezikshme dhe u mbyll me avantazhin minimal të skuadrës torineze.

Në fraksionin e dytë, Juventusi arriti të dërgonte topin edhe dy herë të tjera në rrjetë me Vlahoviç dhe Pier Kalulu, por të dy golat u anuluan pas verifikimit nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.

Te Juventusi, Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 83-të, ndërsa Ylber Ramadani ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngjitet në vendin e tretë me 68 pikë, ndërsa Leçe mbetet në vendin e 17-të me 32 pikë.

juventus leçe seria a

Lini një Përgjigje