Bajerni i Mynihut ka reaguar pas zhgënjimit në gjysmëfinalet e Champions League, ku u eliminua nga PSG. Skuadra bavareze triumfoi minimalisht 0-1 në transfertën ndaj Volfsburgut, në javën e parafundit të Bundesligës.
Takimi nisi me një moment të rrallë për Herri Kejn. Në minutën e 36-të, sulmuesi anglez humbi një penallti, duke ndërprerë serinë prej 24 penalltive të shndërruara radhazi në gol në kampionatin gjerman. Pjesa e parë u mbyll pa gola.
Fati që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 56-të. Majkëll Olize realizoi një supergol me një goditje të fuqishme nga kufijtë e zonës, duke i dhënë avantazhin Bajernit.
Pavarësisht përpjekjeve të vendasve, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe Bajerni mori një fitore të rëndësishme morale pas eliminimit europian.
Në krahun tjetër, Volfsburgu mbetet në vendin e 16-të me 26 pikë dhe gjithçka do të vendoset në javën e fundit. Skuadra do të përballet me St. Pauli në një duel direkt për mbijetesën. Fituesi do të sigurojë vendin në “play-out”, ndërsa humbësi do t’i bashkohet Heidenheimit në Bundesliga 2.
Lini një Përgjigje