TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2026, 22:33

“Ju p**** të vjetër”/ Andi Lila ‘tërbon’ grekët, merr mbështetjen e tifozit helen për blerjen e PAS Janinës

Shkruar nga Pamfleti
“Ju p**** të vjetër”/ Andi Lila ‘tërbon’
andi lila

Prej disa ditësh në mediat sportive greke dhe shqiptare po qarkullojnë lajme se ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Andi Lila, është i interesuar të bëhet aksioner te klubi grek PAS Janina.

Skuadra, e cila sezonin e ardhshëm do të garojë në kategorinë e tretë të futbollit grek, ndodhet aktualisht pa pronar pas largimit të Nikos Siontis. Situata ka hapur diskutime të shumta në opinionin sportiv grek, ku një pjesë e tifozëve kanë shprehur kundërshtimin ndaj mundësisë që një shqiptar, ish-përfaqësues i Kombëtares kuqezi, të marrë rol drejtues në klub.

Megjithatë, mes reagimeve negative, vëmendje të madhe ka marrë edhe komenti i një tifozi grek në rrjetet sociale, i cili ka mbledhur shumë pëlqime. Në reagimin e tij ai mbronte mundësinë e investimit të Lilës te PAS Janina.

Pse po ju llaston? Po fut para!!! Pra, nëse ai (Andi Lila) do të ishte amerikan, ju p***** të vjetër (grekët) do të ishit duke kulluar mjaltë”. 

   “Ju p**** të vjetër”/ Andi Lila ‘tërbon’

Andi Lila ka një histori të gjatë me PAS Janinën, ku ka zhvilluar mbi 150 ndeshje gjatë karrierës së tij dhe konsiderohet një nga lojtarët më të njohur që kanë veshur fanelën e klubit në vitet e fundit.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për hyrjen e tij në klub, ndërsa emri i biznesmenit shqiptar që përflitet se do ta mbështesë në këtë projekt nuk është bërë publik.

PAS Janina mbylli një sezon të vështirë, të shoqëruar me probleme financiare dhe sportive, çka solli edhe rënien e ekipit në kategorinë e tretë të futbollit grek.

andi lial ish-futbollisti i kombëtares pas janina

Lini një Përgjigje