TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2023, 18:33

Siti nuk has vështirësi ndaj Shefild Junajtid, “Qytetarët” në ndjekje të Liverpulit kryesues

Shkruar nga Pamfleti

Siti nuk has vështirësi ndaj Shefild Junajtid,

Mançester Siti nuk hasi vështirësi ndaj Shefild Junajtid, duke bërë detyrën falë fitores 2-0 në shtëpi. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Rodrit, në minutën e 14. Kampionët e Anglisë siguruan triumfin në minutën e 61, pas golit të Alvarez, i asistuar nga Foden.

Skuadra e Guardiolës renditet në vendin e dytë me 40 pikë, 2 më pak se Liverpuli kryesues. Shefild Junajtid mbyll klasifikimin dhe synimi është mbajtja gjallë e shpresave për mbijetesën.

Në ndeshjet e tjera, Kristal Palas kaloi 3-1 Brentfordin, ndërsa sfida mes Aston Vilës dhe Bërnlit përfundoi 3-2. Sukses i rëndësishëm i Ullverhemptonit ndaj Evertonit, me shifrat e pastërta 3-0.

mançester siti shefild junajtid premier liga

Lini një Përgjigje