TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2023, 16:37

Atalanta e mbyll me fitore vitin 2023, bergamaskët festojnë ndaj skuadrës së Ylber Ramadanit

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta e mbyll me fitore vitin 2023, bergamaskët festojnë ndaj

Atalanta i falet golit të Ademola Lukman në minutën e 58 për të thyer 1-0 Leçen në një ndeshje shumë të luftuar në Bergamo.

Vendasit goditën shtyllën në pjesën e parë me Skamakan, teksa përpara golit të sulmuesit nigerian, Pasaliç u ndal nga traversa.

Leçe iu afrua në disa raste golit të barazimit me Krstoviç, Pikolin dhe Oudin, por nuk arriti të gjente golin e barazimit.

Kështu, skuadra e Gjimshitit e mbyll me fitore këtë vit, ndërsa ka trishtim për Ylber Ramadanin.

Me suksesin e sotëm, Atalanta parakalon Napolin dhe ngjitet përkohësisht në vendin e gjashtë me 29 pikë.

atalanta leçe seria a

Lini një Përgjigje