
Me Silvinjon në stol, Shqipëria siguroi një biletë për kualifikimin në “EURO 2024”. Kuqezinjtë zhvilluan një fushatë kualifikuesesh fantastike duke rritur shumë imazhin e ekipit përfaqësues. Një meritë të padiskutuar për këtë ka tekniku brazilian, i cili në pak kohë i ndryshoi imazhin Shqipërisë, duke sjellë për tifozët një ekip që luan një futboll ofensiv, një futboll të bukur.
Puna e kryer në drejtimin e Shqipërisë ka pasur një imapkt të jashtëzakonshëm edhe në karrierën e vetë teknikut brazilian, i cili së fundmi është vlerësuar edhe nga IFFHS, Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll.
Instituti i Statistikave të Futbollit, e ka renditur teknikun brazilian në vendin e 8 për Trajnerin e Vitit 2023.
Silvinjo kështu ka lënë pas trajnerin e Marokut, Valid Regragi, i cili shkëlqeu me kombëtaren në Botërorin e Katarit. Ata arritën të renditeshin në vendin e 4, teksa eliminuan Spanjën dhe Portugalinë.
Në vendin e parë padyshim renditet Lionel Skaloni, trajneri i Argjentinës, i cili fitoi Kupën e Botës dhe Didie Deshamp që u rendit në vendin e dytë me Francën.

Lini një Përgjigje