TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Dhjetor 2023, 20:52

Napoli ngec në shtëpi, kampionët e Italisë e mbyllin vitin si mos më keq, Fiorentina arrin Milanin në renditje

Shkruar nga Pamfleti

Napoli ngec në shtëpi, kampionët e Italisë e mbyllin vitin

Dy ndeshjet e para të javës së 18 të Serisë A kanë dhuruar rezultate të cilat e bëjnë edhe më interesante garën për një vend në Ligën e Kampioneve.

Nga një anë, nuk ka fund kriza e Napolit, që është ndalur sot në shtëpi në barazimin 0-0 përballë Monzës. Kampionët në fuqi vazhdojnë të jenë hija e vetvetes, teksa rrezikuan të humbasin sfidën e sotme, por Pesina shpërdoroi një penallti në pjesën e dytë të ndeshjes për miqtë.

Kampionët në fuqi e mbyllin kështu vitin si mos më keq. Napoli renditet në vendin e 7, duke mos qenë as në zonën e Europës. Monza në anën tjetër ka 6 pikë më pak, duke mbajtur vendin e 11.

Nga ana tjetër, Fiorentina merr fitoren e tretë radhazi, duke mundur me rezultatin 1-0 Torinon, Goli i Ranierit në fundin e sfidës u mjaftoi vjollcëve për të arritur Milanin duke u ngjitur në katërshen e parë të klasifikimit.

fiorentina napoli monza torino seria a

Lini një Përgjigje