
Hajdutët bastisën shtëpinë e Xhek Grilish, teksa futbollisti i Mançester Sitit po luante ndeshjen kundër Evertonit. Nga raportimet në media, thuhet se ata grabitën bizhuteri dhe orë me vlerë 1 milion funte. Hajdutët shënjestruan rezidencën e yllit anglez në Çeshajër.
Në shtëpi ndodheshin 10 të afërm të tij të cilët ishin mbledhur për të parë ndeshjen dhe sapo kuptuan se bëhej fjalë për një grabitje u fshehën në një prej dhomave të vilës. Policia nuk vonoi, madje mbërriti me helikopter, megjithatë grabitësit ia dolën të largoheshin dhe të shkaktonin një dëm me vlerë prej një milionë eurosh.
Një i afërm i lojtarit foli për “The Sun” duke treguar se familjarët e Grilish ishin shumë të tronditur dhe se banda e grabitësve ia doli të largohej nga vila me shumë orë dhe bizhuteri.
Megjithatë, asnjë i dyshuar nuk u zbulua. Gazeta tha se hajdutët u larguan me bizhuteri dhe orë me vlerë 1 milion funte nga prona e mesfushorit. Një zëdhënëse për policinë Çeshajër tha:
“Rreth orës 21:50 të së mërkurës, policia u thirr për një vjedhje. Telefonuesi ka raportuar se janë vjedhur një sërë sendesh. Oficerët, të mbështetur nga qentë e policisë dhe NPAS (Shërbimi Ajror Kombëtar i Policisë), u vendosën dhe u kryen kontrolle në zonën lokale, por nuk kishte asnjë gjurmë të të dyshuarve.” Zëdhënësja tha se “hetimet janë në vazhdim”, por policia ende nuk ka bërë ndonjë arrestim. për sulmin.
Lini një Përgjigje