
Toni Bler dëshironte të zhvendoste skuadrën e Uimbëlldonit në Belfast në fillim të mandatit të tij të parë si kryeministër. Dokumentet e mëparshme konfidenciale shtetërore, të cilat sapo janë publikuar, përfshijnë një shënim nga viti 1997, kur ish-kryeministri britanik dhe Laburistët erdhën në pushtet – rreth bisedimeve për zhvendosjen e Donëve në Irlandën e Veriut.
Në atë kohë, skuadra e Premier Ligës Angleze, Uimbëlldon, po luante në “Selhërst Park” të Kristal Palas. Ata ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpia e tyre shumë e dashur në Plough Lane në fillim të dekadës, ndërsa futbolli u zhvendos drejt stadiumeve që kishte në të gjtiha tribunat e tij ulëse.
Shënimi thoshte se do të përfaqësonte një "përparim të rëndësishëm nëse Belfasti do të kishte një ekip futbolli që luan në Premier Ligën Angleze". Ai shtoi se një lëvizje e tillë "duhet të jetë në gjendje të krijojë mbështetje të fortë ndërkomunitare dhe të sigurojë një forcë unifikuese pozitive në një qytet të ndarë".
Lëvizja u diskutua në vitin para Marrëveshjes të së Premtes së Mirë, e cila i dha fund konfliktit 30-vjeçar, të njohur si “Problemet”, e cila do shihte skuadrën e Uimbëlldonit të riemëruar në Belfast Junajtid, si dhe ndërtimin e një stadiumi me 40,000 vende.

Uimbëlldoni, skuadra fituese e Kupës së Anglisë në vitin 1988 luftuan për mbështetje në vitet 1990, me turmat që ranë deri në 3,000. Në një zhvillim të veçantë në vitin 1998, pronari i atëhershëm Sem Hamam shqyrtoi zhvendosjen e klubit në Dublin, megjithëse klubet e Ligës së Irlandës e hodhën poshtë planin.
Uimbëlldoni u largua nga Londra pasi ata u lejuan në mënyrë të diskutueshme të zhvendoseshin në Milton Kejnes dhe të riemëroheshin si MK Dons. Lëvizja shkaktoi protesta në të gjithë futbollin dhe bëri që një grup tifozësh të pakënaqur të formonin AFC Uimbëlldonin, të cilët arritën deri në piramidën e kategorive inferiore, duke arritur deri në Ligën Një.
MK Dons dhe AFC Uimbëlldon, të cilët luajnë ende, tani janë rivalë në Ligën e Dytë, të ndarë me vetëm një pikë dhe një vend në vendin e shtatë dhe të tetë, dhe nuk ka dashuri të humbur mes grupeve të mbështetësve.
Lini një Përgjigje