TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Dhjetor 2023, 17:27

Shok skuadre me lojtarin e Shqipërisë, hap i rëndësishëm në karrierë për sulmuesin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Shok skuadre me lojtarin e Shqipërisë, hap i

Indrit Tuci është padyshim lëvizja e parë e madhe e futbollistëve shqiptarë në vitin 2024. Klubi i Spartës së Pragës ka bërë të ditur se ka firmosur me sulmuesin shqiptar i cili do të nisë stërvitjen me gjigandët e futbollit çek në ditët e para të janarit.

Tuci ka qenë pjesë e skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit që nga viti 2019, duke u bërë një element i rëndësishëm i këtij ekipi, duke luajtur me të 104 ndeshje në të cilat ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 8 asiste. Në pjesën e parë të sezonit aktual, ai ka shënuar 6 gola e dhënë 3 asiste në 17 ndeshje të luajtura në kampionat, gjë që ka shtyrë Spartën e Pragës të bëjë këtë lëvizje shumë të rëndësishme për të ardhmen e sulmuesit.

Klubi bëri të ditur se Tuci, i cili ka luajtur me Kombëtaren U-21, ka nënshkruar një kontratë disavjeçare me Spartën e Pragës, teksa do të nisë stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit ku bën pjesë edhe Qazim Laçi, më datën 8 janar.

Përforcimi i parë i merkatos së dimrit është sulmuesi shqiptar 23-vjeçar Indrit Tuci, i cili vjen nga Lokomotiva e Zagrebit. Ai nënshkroi një kontratë për disa vite, këtë të premte. Ai do të bashkohet me skuadrën në stërvitje të hënën më 8 janar” – Shkruan klubi.

Debutimi me fanelën e skuadrës së re në kampionat mund të vijë me 10 shkurt, ndaj Karvinas.

indrit tuci sulmuesi i kombëtares shqiptare sparta e pragës

Lini një Përgjigje