
Kritikat e ashpra ndaj Karim Benzemas, pas humbjes së rëndë të Al Ittihad kundër Al Nassr të Cristiano Ronaldos, me rezultatin 5-2, kanë bërë që sulmuesi francezi të shkojë drejt një vendimi disi drastik, mbylljen e adresës së “Instagram-it”.
Sulmuesi francez, deri më tani me Al Ittihad ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet, ndërsa ka dhënë pesë asistime. Megjithatë, disa pasime të humbura në momente të veçanta peshojnë shumë, mbi të gjitha ajo në Botërorin e Klubeve, ku humbi një penallti kundër egjiptianëve Al Ahly, në një ndeshje që më pas u humb 3-1 nga Al Ittihad dhe që rezultoi në eliminimin e tij nga turneun.
Disfata përballë Cristiano Ronaldos ishte shumë e dhimbshme për Benzema-në, ndërsa kritikat e ashpra ndaj tij në rrjetet sociale ishin të pafundme. Kjo gjë duket se e ka shtyre sulmuesin francez që të mbyllte llogarinë e tij në “Instagram”.
Benzema, me 76 milionë ndjekës, është futbollisti i pestë më i ndjekur në platformën e njohur, pas Cristiano Ronaldos, Messit, Neymar dhe Mbappe.
Lini një Përgjigje