TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Dhjetor 2023, 18:29

Federata Italiane vendos rregulloren dhe kërcënon skuadrat: Kush merr pjesë në Super Ligën e Europës ikën nga Seria A

Shkruar nga Pamfleti
Federata Italiane vendos rregulloren dhe kërcënon skuadrat: Kush merr

Pushteti i UEFA-s mbi klubet është dridhur që kur në skenë doli Superliga Europiane, Nëse tashmë organizata ndërkombëtare i ka duart e lidhura për të marrë masa kundër klubeve që i bashkohen këtij projekti, ajo po nxit anëtarët e saj që ta ndalojnë një gjë të tillë.

Këshilli Federal i Federatës Italiane të Futbollit, ku president është anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Gabriele Gravina, ka vendosur në rregulloret e saj se kushdo që kërkon të regjistrohet në Serinë A në sezonin e ardhshëm, duhet të nënshkruajë një marrëveshje ku deklaron se nuk do të marrë pjesë në kompeticione që nuk organizohen nga UEFA dhe FIFA, me pak fjalë, te Superliga e Europës.

Këshilli ka vendosur datën 4 qershor si afatin e fundit në të cilin klubet duhet të dorëzojnë aplikimin zyrtar për licencën dhe pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të elitës së futbollit italian, ku përfshihet edhe kjo klauzolë e veçantë, e ndërtuar pikërisht për turneun e ri që po mundohet të rivalizojë me ato të UEFA-s dhe FIFA-s. Pritet që një hap të ngjashëm ta ndërmarrin edhe federata të tjera, kryesisht ata që janë të drejtuara nga persona të cilët janë pjesë e organeve drejtuese në UEFA dhe FIFA.

federata italiane e futbollit superliga e europës

Lini një Përgjigje