TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Dhjetor 2023, 16:39

10-vite nga aksidenti tragjik i Shumakerit, zbulohen për herë të parë detaje nga gjendja shëndetësore e 7 herë kampionit të Botës

Shkruar nga Pamfleti

10-vite nga aksidenti tragjik i Shumakerit, zbulohen për herë të

Ditën e nesërme mbushen 10-vjet nga aksidenti i rëndë që Majkëll Shumaker pësoi teksa ishte duke bërë ski.

Më 29 dhjetor të vitit 2013, 7 herë kampioni i Botës në Formula 1 u rrëzua, teksa kalonte një zonë të pasiguruar jashtë pistës së skive, ku pësoi dëmtime të rënda dhe që nga ai moment akoma nuk është zgjuar nga koma. Që prej asaj dite, nuk dihet thuajse asgjë për ish-pilotin e Ferrarit, pasi familja e tij ka qenë shumë e rezervuar.

Megjithatë, mediat gjermane kanë zbuluar tashmë disa informacione të reja. “Bild” raporton se Shumi është futur në një makinë “Mercedes”, me qëllim për të stimuluar trurin e tij me tinguj të njohur. Nga ana tjetër, është zbuluar gjithashtu se deri në 15 mjekë, masazhatorë dhe asistentë janë pjesë e ekipit të tij për t’i ofruar atij kujdesin më të mirë 24 orë në ditë.

Bashkëshortja e Shumakerit, Korina ka rregulla strikte se kush mund të vizitojë legjendën e Formula 1 në shtëpinë e tyre. Kjo listë përfshin miqtë e ngushtë si Zhan Todt, ish-drejtor i ekipit të Shmuakerit në Ferrari dhe Luka Badoer, një ish-pilot testues për Skuderinë italiane, gjatë viteve të lavdisë së gjermanit.

Megjithatë, tifozët do duhet të presin publikimin e një dokumentari të rrallë, i cili fillon sot, ku shfaqen për herë të parë pamje nga jeta e legjendës së F1 pas aksidentit.

 

majkëll shumaker ish-piloti i formula 1

Lini një Përgjigje