
Marash Kumbulla do të rikthehet për Romën në ndeshjen e së shtunës kundër Juventusit në Torino, e cila do të jetë edhe e fundit për vitin 2023.
Ashtu siç paralajmëroi edhe trajneri i verdhekuqve, Murinjo, mbrojtësi kuqezi nuk pritet ta nis titullar këtë supersfidë. Kumbulla në vitin 2023 ka luajtur vetëm 10 ndeshje, 9 me Romën dhe një me Kombëtaren, deri sa pësoi një dëmtim të rëndë në fund të prillit kundër Milanit, situatë që e detyroi të operohej në ligamentet e gjurit.
Pas pothuajse 7 muajsh, 23-vjeçari për herë të parë do të jetë i gatshëm dhe viti 2024 mund ta shohë në fushë. Po ashtu për Romën do të jetë gati edhe Renato Sançes.
Lini një Përgjigje