TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2023, 21:31

“Snajperi” Asani zbulon detaje nga eksperienca me përfaqësuesen shqiptare dhe takimin e parë me Silvinjon

Shkruar nga Pamfleti

“Snajperi” Asani zbulon detaje nga eksperienca me

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French”, me Jonida Alickollin dhe Elona Duron në "TAR", ka qenë "snajperi" i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, i cili ndër të tjera ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën, karrierën dhe suksesin e tij.

Një futbollist që sigurisht ka spikatur me talentin e tij, sidomos vitin e fundit, por si ka nisur karriera futbollistike e Jasir Asanit?

"Babai ka luajtur futboll. Kur isha shtatë vjeç më bëri pjesë të ekipit të Vardarit, isha si në provë për 2-3 stërvitje dhe pastaj trajneri tha duhet të vish patjetër të fillosh me ne. Aty fillova më pas të stërvitesha me moshat. Më pas në moshën 13-14 vjeçare fillova me ekipin e parë zyrtar. Vardari është një klub me traditë dhe me emër në Maqedoni, shumë i madh."- tha futbollisti, teksa foli  edhe për problemet me të cilat u ndesh gjatë kalimit në Turqi, kryesisht me kontratat:

"Më pas (pas Turqisë) më kanë kontaktuar nga Super Liga shqiptare. 5-6 klube dhe zgjodha Partizanin. Më mori në telefon Presidenti, e kam mik dhe është një nga më të mirët që kam takuar deri tani".

Ndërkohë i pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë Asani se karriera e tij do të kishte këtë zhvillim dhe sukses, ai tha:

"Për Europian ndoshta nuk e kisha menduar, por e kam menduar që një ditë do të isha atje dhe do të kisha bërë gjëra të mëdha në Kombëtaren shqiptare sepse gjithmonë e kam pasur vetëbesimin dhe i thoja edhe shokëve të mi që dua vetëm 5 minuta në Kombëtare që në fëmijëri."

Në lidhje me kontaktin e parë me Silvinjon dhe golin me të bukur që ka realizuar deri më tani, u shpreh:

(Kontakti me Silvinjon) Në Hungari kur isha pjesë e Kisvarda-s, kemi qenë në Ligën e Konferencës me ekipin. Për golin më të bukur nuk mund t’i veçoj këta tre golat me Kombëtaren. Kanë qenë spektakël."

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje