
Hames Rodrigez flet për përvojën e tij në Katar, ku nga shtatori i vitit 2021 deri në atë në vijim ka veshur fanelën e Al Rajan me dritëhije. Vetëm 16 paraqitje, me 5 gola dhe 7 asistime.
I intervistuar nga “Globo Esporte”, kolumbiani shpjegon përshtatjen e vështirë jo vetëm në nivel futbolli, por mbi të gjitha kulturalisht me vendin që ka pamje nga Gjiri Persik:
“Jeta dhe kultura në Katar është shumë e vështirë, ishte një vend me të cilin e kisha të vështirë të përshtatesha. Të gjithë e dinë që në futboll, në dushe, të gjithë lojtarët janë të zhveshur, por unë nuk mund ta bëja as këtë në Katar. Ishte e ndaluar. Ishte e frikshme, ma thanë shokët e ekipit. Të gjithë hanë me duar në vakte, kërkova lugë e pirun dhe më thanë jo.”
Hames gjithashtu kishte probleme me përshtatjen në Gjermani. Mesfushori-sulmues ka veshur fanellën e Bayernit nga viti 2017 deri në vitin 2019 dhe kujton: “Është një vend i ftohtë dhe njerëzit janë gjithashtu të ftohtë. Kishte raste kur zgjohesha dhe ishte ftohtë, shume ftohtë. Thjesht mendova se çfarë dreqin po bëja aty.”
Hames Rodrigez (32-vjeç) luajti për shumë klube të mëdha në karrierën e tij, Reali i Madridit Bajerni i Mynihut, Porto, Monako, Everton, Olimpiakos dhe aktualisht luan për Sao Paulo në Brazil. Ai ishte lojtari më i mirë i ri në botë dhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës 2014. Pas kësaj paraqitje Reali e bleu për 75 milionë euro.
Lini një Përgjigje