TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Dhjetor 2023, 17:04

Goli i vitit 2023, Qazim Laçi merr vlerësimin fantastik nga tifozët e Spartës së Pragës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Goli i vitit 2023, Qazim Laçi merr vlerësimin fantastik nga

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili është pjesë e Spartës së Pragës, në elitën e futbollit çek, ka marrë një vlerësim fantastik mbrëmjen e sotme, teksa goli i shënuar nga goditja e dënimit, në duelin ndaj Kopenhagenit në ndeshjen e Championsit, është zgjedhur si më i bukuri për vitin 2023, për sa i përket golave të realizuar nga skuadra e Spartës së Pragës.

Laçi realizoi një supergol në minutën e 105 ndaj Kopenhagenit, teksa mesfushori ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi në hyrje të zonës. Topi shkoi në trekëndësh dhe kishte shumë pak vend për portierin kundërshtar për ta ndalur. Ky gol u shënua më datën 15 gusht të këtij viti. 

Ky gol i dhuroi avantazhin Spartës së Pragës me rezultatin 2-1, megjithatë miqtë barazuan pak minuta më pas me kohën shtesë dhe ndeshja u mbyll në barazim 3-3. Nga goditjet e penalltive, Laçi shënoi sërish, por danezët u treguan më të saktë dhe Sparta e Pragës u eliminua nga kualifikueset e Champions League, teksa Kopenhageni u kualifikua në fazën e grupeve. 

qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare sparta e pragës

Lini një Përgjigje