
Liverpuli ka marrë përkohësisht kreun e Premier Ligës, pas suksesit 0-2 në fushën e Bërnlit. Nga një gol për secilën pjesë mjaftuan për skuadrën e Klop për të shkuar në kuotën e 42 pikëve, 2 pikë më shumë se Arsenali dhe 3 pikë më shumë se Aston Vila, skuadra që ende nuk e kanë luajtur ndeshjen e vet.
Darvin Nunjez zhbllokoi ndeshjen pas gjashtë minutash lojë. Ata shënuan dhe dy herë të tjera me Gakpo dhe Eliot, por një herë gjyqtari dhe njëherë VAR-i i prishën festën të besuarve të Klop.
Goli i qetësisë erdhi në minutën e 90, teksa Zhota dërgoi në festë tifozërinë mike.
Lini një Përgjigje