TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2023, 19:55

Aventura e sulmuesit shqiptar te skuadra kroate zgjat vetëm 5 ndeshje, klubi i ndërpret kontratën 28-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Aventura e sulmuesit shqiptar te skuadra kroate zgjat vetëm 5 ndeshje,

Sulmuesi shqiptar, Florian Kamberi, po kalon një moment jo fort pozitiv në karrierën e tij. 28-vjeçari këtë sezon iu bashkua skuadrës së Slaven Belupos në elitën e futbollit kroat, por aventura e tij te ky ekip zgjati vetëm 5 ndeshje.

Së fundmi bëhet me dije se Kamberit i është shkëputur kontrata dhe tashmë ka dalë si lojtar i lirë. Në 5 sezonet e fundit futbollisti që në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, ka ndërruar 8 skuadra dhe në total ka mundur të shënojë vetëm 9 gola. Aventura me të vërtetë zhgënjyese.

Edhe pse u shpresua shumë se Kamberi do të kishte një karrierë të suksesshme, ajo ka ardhur në rënie të lirë nga sezoni në sezon.

florian kamberi sulmuesi shqiptar slaven belupo skuadra kroate

Lini një Përgjigje