TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2023, 16:25

FIFA kërcënon hapur “Seleçaon” dhe klubet braziliane: Mund të përjashtoheni nga kompeticionet ndërkombëtare

Shkruar nga Pamfleti

FIFA kërcënon hapur “Seleçaon” dhe klubet

FIFA kërcënon se do të përjashtojë nga të gjitha kompeticionet e saj kombëtaren “Seleçao” dhe të gjitha klubet braziliane.

Arsyeja është vendimi i Gjykatës së Rio de Zhaneiros për të shkarkuar Ednaldo Rodrigez nga pozicioni i presidentit të Federatës së Futbollit (CBF), për parregullsi gjatë zgjedhjes së tij në vitin 2022 (zgjedhjet e reja duhet të bëhen brenda 30 ditëve).

Sipas “AP”, gjatë orëve të fundit FIFA dhe Conmebol (qeveria e futbollit në Amerikën Latine) i kanë dërguar një letër Federatës Braziliane të Futbollit dhe gazeta spanjolle “Marca” ka publikuar disa radhë të kësaj letre.

Federatat kombëtare që bëjnë pjesë në FIFA duhet të menaxhojnë çështjet e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa influencë nga palë të treta. Nëse CBF do të pezullohej nga organet kompetente të FIFA-s, do të humbiste të drejtat (pjesëmarrje në kompeticione) menjëherë, deri në një vendim të dytë. Kjo do të thotë që CBF, skuadrat e saj përfaqësuese dhe të gjitha klubet e saj nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë në asnjë kompeticion gjatë periudhës së pezullimit”, shkruhet në letër.

kombëtarja braziliane klubet braziliane fifa

Lini një Përgjigje