TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Dhjetor 2023, 15:36

Fantastike për Mario Mitajn, Observatori i futbollit “CIES” vlerëson mbrojtësin kuqezi mes talenteve botërorë

Shkruar nga Pamfleti

Fantastike për Mario Mitajn, Observatori i futbollit “CIES”

Observatori i futbollit, “CIES” ka publikuar së fundmi raportin mujor me listën e futbollistëve të rinj më premtues.

“Future Champions” të cilët janë pjesë e kampionateve të ndryshme në botë dhe që i përkasin vitlindjes 2003 ose më vonë. Kjo listë është bazuar jo vetëm në minutat e luajtura të futbollistëve në kampionat me klubet përkatëse, por edhe në minutazhin që kanë pasur në ekipet kombëtare gjatë këtij viti si dhe nëse i kanë nisur ndeshjet nga minuta e parë e takimit.

Pjesë e kësaj liste është edhe mbrojtësi i talentuar i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij fantastike në radhët e ekipit kuqezi.

Talenti shqiptar, i cili luan me Lokomotivën e Moskës, ka marrë këtë vlerësim të rëndësishëm nga Observatori i Futbollit, duke u renditur në vendin e 14 në listën e 30 lojtarëve më të mirë të moshës së tij, të cilët luajnë në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ai renditet përkrah emrave të tillë si Balde, futbollist i Barcelonës, Kolvill, lojtar i Çelsit, Netz, futbollist i Borusia MynshenGladbah e të tjerë. Mitaj shkëlqeu me ekipin kombëtar, duke u kthyer në një mur për kundërshtarët e Shqipërisë në fushatën eliminatore “Gjermani 2024”.

Observatori i futbollit “CIES” është një grup kërkimor brenda Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, një qendër studimi e pavarur, me seli në Zvicër, e specializuar në analizën statistikore të futbollit dhe është krijuar në vitin 2005 nga Dr. Raffaele Poli dhe Dr. Loïc Ravenel.

Fantastike për Mario Mitajn, Observatori i futbollit “CIES”

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje