TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Dhjetor 2023, 20:42

Barça në krizë dhe përjashtimit nga Champions League, katalanasit pritet t’i bllokojnë rrogën Levandovskit

Shkruar nga Pamfleti

Barça në krizë dhe përjashtimit nga Champions League,

Barcelona është në një krizë të dukshme në këtë sezon. ”Magjia” e edicionit të kaluar në kampionat nuk po përsëritet dhe skuadra e Çavit e sheh veten larg kryesuesve të Zhironës dhe rivalëve historikë të Realit të Madridit. Por përtej krizës sportive, është edhe ajo ekonomike. 

Klubi vazhdon të jetë i zhytur në borxhe dhe perspektiva e një përjashtimi nga Europa për shkak të çështjes së pagesave të gjyqtarëve, ka shtyrë Laportën që të mendojë mënyra se si të kursejë sa më shumë për ditët e vështira që do të vijnë. Dhe një prej këtyre ideve është që të bllokojnë rrogën e Robert Levandovskit. 

Polaku iu bashkua klubit në vitin 2022 duke nënshkruar një kontratë trevjeçare, me opsion për një tjetër vit. Meqë katalanasit kishin probleme likuiditetesh, ai ra dakord që rroga e tij të ishte me rritje vit pas viti. 

Kështu, ai përfitoi rreth 17,3 milionë paund në vitin e tij të parë te katalanasit, ndërsa në këtë aktual, rroga e tij është 22,5 milionë paund. Në vitin e tretë, atë të edicionit 2024-2025, rroga e Levandovskit do të rritej në 27,7 milionë paund, sipas marrëveshjes së nënshkruar. Klubi tashmë ka nisur kontaktet, me menaxherin e tij, Pini Zahavi, për ta bindur që të ndryshojnë kushtet e marrëveshjes, në mënyrë që të bllokohet kjo rritje e rrogës së lojtarit dhe ai të paguhet përsëri si këtë vit. Një kursim i vogël, por domethënës për klubin, i cili duke bllokuar rrogën e Levandovskit, kërkon të japë shembullin dhe të bëjë të njëjtën gjë edhe me disa lojtarë të tjerë. 
 
 

robert levandovski sulmuesi polak barcelona

Lini një Përgjigje