TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Dhjetor 2023, 19:12

Fabio Groso hedh në gjyq Olimpikun e Lionit, tekniku italian kërkon dëmshpërblimin e majmë

Shkruar nga Pamfleti

Fabio Groso hedh në gjyq Olimpikun e Lionit, tekniku italian kërkon

Fabio Groso nuk e ka përjetuar aq mirë largimin nga Olimpiku i Lionit. Edhe pse trajneri italian nuk dukej se po gjente zgjidhje për problemet e skuadrës franceze për ta larguar nga fund i renditjes në Ligën 1, ai nuk ka ndërmend që largimin e tij pas vetëm dy muajsh në detyrë, ta kalojë qetësisht. 

Që në ditët pas shkarkimit të tij, u mësua se ndarja nuk kishte qenë miqësore dhe se kishte pasur një sherr të mirëfilltë mes palëve në ambientet e klubit në ditën kur u mor vendimi, me italianin i cili kishte shpërthyer në të shara ndaj drejtuesve e lojtarëve. Situata kishte përshkallëzuar dhe nuk kishte pasur një “shtrëngim duarsh” në fund pasi i ishte komunikuar vendimi për ta larguar nga detyra. 

Tashmë, Groso ka ndërmend që të bëjë klubin e Lionit që të vuajë për atë vendim që ka marrë. Në vend që të kërkojë një aventurë të re për karrierën e tij, italiani ka vendosur që të detyrojë francezët ta dëmshpërblejnë. 

Ai ka një kontratë deri në qershorin e vitit 2024, ashtu si edhe katër pjesëtarët e stafit që u larguan bashkë me të. Ai ka kërkuar pagesën e plotë deri në fund të sezonit, ose një dëmshpërblim, i cili pritet t’i kushtojë Olimpikut të Lionit 1,5-2 milionë euro, për të mbyllur këtë çështje. 
 
 

fabio groso trajneri italian olimpiku i lionit

Lini një Përgjigje