TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Dhjetor 2023, 17:09

FIFA kërcënon Brazilin me përjashtim nga të gjitha garat futbollistike, Gjykatat shkarkuan presidentin e Federatës së Futbollit

Shkruar nga Pamfleti

FIFA kërcënon Brazilin me përjashtim nga të gjitha garat

Federata Braziliane e Futbollit është nën kërcënimin e pezullimit të FIFA-s për shkak të aferës rreth largimit të presidentit Ednaldo Rodrigues, shkruan “Associated Press”. 

Me anë të një letre, FIFA paralajmëroi Federatën për pasojat e mundshme nëse vendos të mbajë zgjedhje të parakohshme për pasardhësin e Rodrigues pasi një gjykatë në Rio de Zhaneiro e shkarkoi atë nga detyra më 7 dhjetor për parregullsi në zgjedhjen e tij vitin e kaluar dhe dy instanca të tjera mbështetën vendimin. 

Organizata botërore e futbollit dyshon për përfshirjen e qeverisë braziliane dhe palëve të treta në punën e Federatës, e cila është rreptësisht e ndaluar nga rregullat e FIFA-s dhe subjekt i përjashtimit të ekipit kombëtar dhe klubeve braziliane nga garat ndërkombëtare. 

FIFA-s nuk i pëlqen që kreu i gjykatës më të lartë sportive në Brazil është emëruar përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve të reja presidenciale brenda 30 ditëve. Në letër, ata theksonin se do të formonin një komision për të diskutuar rastin më 8 janar dhe se zgjedhjet para këtij afati do të hapnin derën e pezullimit. 

Mandati i Rodrigues u zgjat deri në vitin 2026 dhe mediat braziliane pohojnë se ai po mendon të kandidojë sërish për postin. Ai është personi që ka mbrojtur fuqimisht ardhjen e Karlo Ançelotit në krye të kombëtares braziliane duke nisur nga vera e ardhshme. 
 
 

federata braziliane e futbollit ednaldo rodrigues

Lini një Përgjigje