TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Dhjetor 2023, 16:14

Humbja e Chelseas ndaj Wolves, medita britanike “kryqëzojnë” Armando Brojën: Nuk bëri asgjë!

Shkruar nga Pamfleti

Humbja e Chelseas ndaj Wolves, medita britanike

Klubi londinez, Chelsea zhvilloi ditën e djeshme një tjetër ndeshje për t’u harruar në Premier League. Blutë e Londrës u mposhtën nga Wolverhampton-i me rezultatin 2-1, ndërsa kritika të mëdha për këtë humbje ka marrë edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar është vlerësuar me notën 2-sh nga “Londonsfirsts.com”, e cila njëkohësisht ishte nota më e ulët për lojtarët e Chelsea-t në këtë ndeshje.

Nuk e di nëse kjo duket e ashpër, por nuk mund t’ju them një gjë të dukshme që bëri sot Broja. Luftoi linjat e tij me ‘shansin’ e tij të hershëm duke e tepruar dhe mezi dukej se e preku topin më pas. Tronditëse”, ka shkruar “Londonsfirsts.com”.

Kujtojmë se Chelsea nuk ka bërë një sezon të mirë deri më tani dhe ndodhet në vendin e 10-të të renditjes. Broja është rikthyer këtë muaj në listën e titullarëve por nuk ka bindur me paraqitjen e tij.

broja chelsea

Lini një Përgjigje