
Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Tonei është i pezulluar për momentin për shkak të përfshirjes së tij në baste sportive, por lajmet e fundit që vijnë për të duken mjaft të mira.
Tonei është i lidhur me klubin anglez deri në vitin 2025, por paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë tërhequr interesin e shumë emrave të mëdhenj evropianë, veçanërisht në Angli.
Mes tyre është edhe Arsenali, i cili prej disa kohësh po e ndjek lojtarin. Siç raportohet në Angli, “Topçinjtë” kanë filluar tashmë të kontaktojnë agjentët e sulmuesit, të cilët janë të hapur për bisedime.
Megjithatë, nga Brentfordi, siç deklaroi ditë më parë drejtori sportiv, kërkesat janë të larta, ndoshta do të nevojiten mbi 90 milionë për të arritur marrëveshjen. Futbollisti 27-vjeçar, i lindur në Northempton numëron një ndeshje me fanelën e Kombëtares së Anglisë. Ai ka luajtur për skuadra si Njukasëlli dhe Barnsli.
Lini një Përgjigje