
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi ka shënuar dygolësh në Superligën e Turqisë.
Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe në minutën e 48, teksa kaloi në avantazh ekipin e tij. Në minutën e 63, Cikalleshi shënoi sërish nga 11-metrat duke dyfishuar shifrat.
Falë saktësisë së tij, Koniaspori fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Kaiserisporit. Pas këtij triumfi, skuadra e Cikalleshit ngjitet në vendin e 15 me 18 pikë.
Sulmuesi 33-vjeçar plotësoi 8 gola në 15 ndeshje, ndërsa ka asistuar dhe 2 të tjera. Cikalleshi është titullar i rëndësishëm për skuadrën, ku shpresat e sulmit janë të varura pikërisht prej tij.
Lini një Përgjigje