
Më në fund, pas katër ndeshjesh, Tirana arrin të rikthehet te fitorja. Dhe këtë e bën kundër kryesuesve të Egnatias, për më tepër në transfertë, duke u hakmarrë në mënyrën më të mirë të mundshme edhe për humbjen e fazës së parë.
Bardheblutë fituan 5-0 në Rrogozhinë duke barazuar me pikë Vllazninë e vendit të tretë. Një mbyllje e mirë e vitit për kryeqytetasit, ndërsa rrogozhinasit, pasi humbën finalen e Superkupës, mposhten edhe në kampionat, e treta për këtë sezon, që të tria herët në fushën e vet.
Pjesa e parë ishte e barabartë, por diferencën e bëri goli i Haxhiut në minutën e 25. Në të dytën, ndeshja mori zhvillim tjetër, kur Aleksi në minutën e 67 u ndëshkua me karton të kuq dhe la Egnatian me 10 vetë.
Dhe vetëm 1 minutë më pas, pas një gabimi të mbrojtjes rrogozhinase, Latifi shënoi edhe golin e dytë. Vendasit mprën golin e nokautit në minutën e 74, kur Haxhiu doli i vetëm përballë portierit dhe realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Tiranën.
Por nuk mbaron këtu makthi për Egnatian, teksa më pas miqtë shënuan edhe dy gola të tjerë, fillimisht me Abazajn dhe më pas me Latifin, i dyti për të në këtë sfidë. Mbyllet 5-0, me Tiranën që mori fitoren më të thellë sezonale.
Lini një Përgjigje