TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Dhjetor 2023, 19:45

Pritet të lërë acarin rus për t’u afruar më pranë vendlindjes, gjigandët kroatë shënjestrojnë zbulimin e Silvinjos

Shkruar nga Pamfleti

Pritet të lërë acarin rus për t’u afruar më

Zbulimi i kualifikueseve për “EURO 2024” të  Shqipërisë, Mario Mitaj, mund ta lërë të ftohtin rus dhe të afrohet më pranë vendlindjes në merkaton  janarit. Portali kroat “24sata”, që i referohet mediave ruse, raporton se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në radarin e gjigandëve të futbollit kroat, Dinamo Zagreb. 

Sipas lajmit të portalit kroat bëhet me dije se trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviç dëshiron që të sjellë në Zagreb mbrojtësin e majtë të Kombëtares shqiptare. Lokomotiva e Moskës e transferoi Marjo Mitajn nga AEK-u i Athinës në verë për 3 milionë euro. 

Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet ky transferim në Zagreb, pasi me Dinamon, Mitaj do të ketë mundësi që të luajë edhe në Kupat e Europës. Dinamo për momentin vazhdon aventurën në Konferencë Ligë. 
 
 

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare dinamo e zagrebit

Lini një Përgjigje